It’s a lease, not a leash.

Rreth Nesh

TRASHËGIMIA

Eksperienca Lindner në krijimin e komuniteteve

Eksperienca Lindner
në krijimin e komuniteteve

Pas Tirana Business Park dhe MK Hotel Tirana, Lindner Garden Residence është investimi i rradhës i Lindner Group në Shqipëri. Me bazë në Gjermani por me shtrirje dhe projekte në të gjithë botën, Lindner Group në vetëm 50 vjet është kthyer në lider në sektorin e ndërtimit. Grupi është i specializuar (me famë ndërkombëtare) në veshjet e brendshme të ndërtesave, në izolim dhe në projektimin e hapësirave të brendshme.

 

Por eksperienca dhe ekspertiza e Lindner Group nuk ndalen vetëm te fusha e ndërtimit. Në këto 50 vjet Lindner ka zhvilluar me sukses projekte dhe shërbime të ndryshme: në hoteleri, qendra biznesi, zona rezidenciale, ferma me produkte organike apo birrari. Mjafton të përmendim rrjetin e hoteleve MK, Tirana Business Park apo Parkun Rezidencial Lozen.

Deri më tani, Lindner Group ka ndërtuar disa qendra rezidenciale pa bërë asnjë kompromis me cilësinë dhe duke zbatuar një vizion gjithëpërfshirës. Në fokus ka qenë gjithmonë mirëqenia e familjeve, duke i integruar ato në një komunitet të pasur në vlera dhe asete.

REZIDENCA JONË

Një kopesht ku të jetohet në harmoni

Pranë Aeroportit “Nënë Tereza” dhe kryeqytetit, Lindner Garden Residence është vendi ku zbatohet me fanatizëm trashëgimia e Lindner Group. Vizioni ishte që të ndërtohej një qytet brenda qytetit, ku të viheshin në praktikë standardi dhe stili i jetesës gjermane.

 

Ky vizion është përmbushur totalisht pasi në çdo vilë apo apartament të qytezës sonë janë aplikuar hapësira të bollshme, të organizuara me zgjuarsi e të ndërtuara me materialet më të mira. Hapësirë iu është dhënë veçanërisht edhe shërbimeve komunitare.

 

Në Lindner Garden fëmijët kanë mundësinë të edukohen në institucione me kushte moderne. Tirana Business Park, e cila ndodhet aty pranë, ofron hapësira për biznes dhe një ambient stimulues për të gjitha llojet e sipërmarrjeve. Ndërsa të gjithë mund të ndjekin një stil jetese të shëndetshëm, duke praktikuar sport në natyrë.

 

Modernizmi në arkitekturë dhe përqasja gjermane ndaj jetës janë integruar më së miri në gjelbërsinë e fushave të Prezës. Pikërisht këtu, Lindner ka krijuar një realitet që po çel bukur, si një kopësht ku jetohet në harmoni.

Fazat e projektimit

loading
NJERËZIT TANË

Ekselenca që menaxhon qytezën tonë

Standardi i Lindner Garden reflekton nivelin e përgatitjes dhe të profesionalizmit të njerëzve që kujdesen çdo ditë për mbarëvajtjen e projektit. Qyteza jonë menaxhohet nga vizioni dhe eksperienca e disa drejtuesve të motivuar për të ndarë ekspertizën e tyre në çdo nivel.

 

Bordi Drejtues, arkitektët, menaxherët dhe çdo person që jep kontributin në Lindner Garden janë pjesë përbërëse e Linvest Group. Ky i fundit është institucioni i cili administron të gjitha investimet dhe projektet Lindner në Shqipëri.

tbp_team_sieg
STEPHANIE SIEG – FARKA
General Manager
tbp_team_aderaj
ELTON
ADERAJ
Sales Manager
tbp_team_cerpia
ENXHI
ÇERPIA
Marketing Manager
tbp_team_keputa
YLLI
KEPUTA
Facility Management
rudin
RUDIN DURA
Architect
tbp_team_shutina
SONILA SHUTINA
Architect

STEPHANIE SIEG – FARKA

General Manager

ELTON ADERAJ

Sales Manager

ENXHI ÇERPIA

Marketing Manager

YLLI KEPUTA

Facility Management

RUDIN DURA

Architect

SONILA SHUTINA

Architect