Këndi i lojrave, zbavitje dhe siguri për çdo fëmijë të Lindner Garden Residence

 

Të jetuarit në një rezidencë, përveç të tjerash, ka avantazhin e të qenit nën kujdesin e një rregullatori për çdo aspekt të jetës së banorëve. Në Lindner Garden Residence, jeta në mes të një komuniteti dhe stili gjerman i të konceptuarit të jetës, në mënyrë të veçantë ka në fokus fëmijët.

Krijimi i kushteve për një kohë të lirë cilësore për fëmijët, është një ndër prioritetet në rezidencën Lindner Garden Residence. Në kohën kur fëmijët janë të prirur për të kaluar kohë me video lojra apo duke parë televizor brenda mureve të shtëpisë, në Lindner ne krijojmë gjithë kushtet për të shijuar lojën jashtë shtëpisë.

Këndi i lojrave në Lindner Garden Residence është hapësira e sigurt ku fëmijët mund të zbaviten dhe socializohen brenda ambienteve të rezidencës. Është e rëndësishme që fëmijët të fitojnë zakonin e kaluarit kohë në natyrë në moshë të vogël, pasi këta fëmijë kanë prirjen të përsërisin këtë përvojë dhe të mbeten aktivë gjatë gjithë jetës.

Për një mirëqënie fizike, emocionale, psikologjike dhe për krijimin e marrdhënieve të forta komunitare që në fëmijëri, Linder Garden Residence është vendi i përsosur për shumë familje.

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.