Lindner Garden Residence, qyteza idilike pranë Tiranës

 

Lindner Group, grupi i njohur gjerman i investimeve, sjell një projekt të ri dhe prestigjoz pranë Tirana Business Park, dhe MK Hotel Tirana. Lindner Garden Residence është investimi më i ri i këtij grupi në Shqipëri, duke sjellë modelin gjerman të banimit fare pranë Tiranës.

Qendrat e qyteteve janë tërheqëse për këdo që preferon jetën e natës, eventet dhe ritmin e shpejtë ku të gjithë lëvizin vazhdimisht. Për shumë njerëz, ato janë zonat më të preferuara dhe më të kushtueshme për të banuar. Por gjithmonë e më shumë, bukuritë e paprekura natyrore jashtë qendrës, po shndërrohen në zona të preferuara që të ftojnë të arratisesh nga zhurmat qytetase.

Nëse flasim për qendra metropolitane, nevoja për të ndryshuar thelbësisht stilin e jetës po bëhet gjithmonë dhe më e madhe për një pjesë të familjeve. Konsumizmi po e shndërron njeriun modern. Toleranca ndaj rrëmujës dhe zhurmës, është një tipar që përgjithësisht ulet me kalimin e viteve. Pandemia, distancimi social dhe nevoja për privatësi, po e bëjnë të domosdoshëm ndryshimin.

Por, t’i largohesh qendrës, nuk do të thotë detyrimisht largim nga joshjet e qytetit. Askush nuk është gati të heqë dorë nga vajtja në teatër, takimet me miqtë e vjetër apo koncertet në shesh edhe nëse i pëlqejnë të gjitha këto ngjarje që ndodhin në qendër. Për ata që duan energjinë e qytetit, por edhe paqen e natyrës, një jetë e balancuar është e mundshme.

Një qytezë që po lind në buzë të kodrave të Prezës, në parkun Tirana Business Park,, premton të kthehet në qendrën e re të shumë banorëve të Tiranës së sotme dhe jo vetëm për ta.

Qendra e re, sipas modelit gjerman

Proçesi dhe vendimi për blerjen e një prone për banim ka një sërë faktorësh. Ai varet nga mentaliteti, modeli i vlerave dhe mundësitë e çdokujt. Gjermanët njihen për gëzimin e jetës në festat e birrës dhe brohoritjet gjatë ndeshjeve të kombëtares, por edhe për intolerancën ndaj zhurmave. Ndonëse në Gjermani ka ligje që rregullojnë marrëdhëniet me zhurmat, në Tiranë ka një model gjerman të ndërtimit që mundëson një banim të qetë. Që asgjë mos të shqetësojë qetësinë e tyre, gjermanët kanë sofistikuar dhe i japin një rëndësi të madhe izolimit të ndërtesave.

Ka shumë zgjidhje për të jetuar jashtë qendrës së Tiranës, por ka vetëm një model gjerman me pozicion strategjik.  Ky thesar i ri vendbanimi, i pagëzuar Lindner Garden Residence përmban vila luksoze dhe apartamente të llojeve të ndryshme. Rregullat komunitare të lagjes gjermane pranë Tiranës, induktohen nga ngjyrat, format, hapësirat, konceptet e ndërtesave. Lindner Group, grupi që sjell këtë model gjerman banimi është i njohur për veshjet e brendshme të ndërtesave dhe i specializuar në izolim dhe në projektimin e hapësirave të brendshme.

Por lindja e kësaj rezidence për më tepër, është lindja e një komuniteti që ndan stilin e jetës dhe modele vlerash të ngjashme.  Këta tipologji banorësh i bashkon prirja për të shijuar një jetë pa stres, me nevojën për hapësirë të bollshme të brendshme dhe të jashtme që nuk e gjen në qendër, larg një mjedisi mbytës, ku mund të ushtrojnë çdo lloj veprimtarie. Dendësia më e vogël e banorëve në Lindner Garden Residence, ndjesia e përkatësisë në një komunitet, siguria për rritjen dhe edukimin e fëmijëve në një ambient të shëndetshëm, i bën ata automatikisht të privilegjuar. Mundësitë për të zgjedhur janë të ndryshme dhe për çdo kategori: vila luksoze, vila të bashkëngjitura, vila dyshe apo apartamente.

Lindner Garden Residence është i përshtatshëm për një individ që i jep rëndësi shëndetit dhe një jete të balancuar, me mundësi për të ushtruar sporte në natyrë, për të kaluar kohë më familjen apo me veten, për të lexuar, medituar apo për të shëtitur qenin në natyrë.

Një banesë e re, si investim afatgjatë

Cilësia e ndërtimit, arkitektura e veçantë, vendndodhja strategjike dhe një sërë veçorish e bëjnë blerjen e një banese në Lindner Garden Residence një mundësi të artë investimi. Prej vitesh, shqiptarët po investojnë në blerje të një shtëpie të dytë, në blerje pronash për t’i dhënë me qira, për blerje shtëpish për t’ia trashëguar fëmijëve apo në përgjithësi në pasuri të patundshme. Kur një pjesë e madhe e korporatave dhe bizneseve ndodhen në zonë industriale jashtë qendrës, arritshmëria dhe çdo marrëdhënie e nevojshme me to, bëhet më e thjeshtë nëse qendra është në Lindner Garden Residence.  Investimi në një rezidencë të re, që ka perspektivën e shndërrimit në një qytezë në shtrirje të Tiranës, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pranë autostradës kombëtare, pranë detit Adriatik po aq sa pranë atraksioneve metropolitane, është tani një vendim i zgjuar.

Çdo investim i ri, është një ogur i mirë për Shqipërinë. Shtrirja e qyteteve, rritja e nivelit të jetesës, punësimet e reja, të gjitha janë hapa të rëndësishëm përpara për një vend të zhvilluar dhe me standarde perëndimore.

Nëse flasim për një investim gjerman, kemi thënë çdo gjë!

Më shumë informacion për rezidencën gjen në lindnergardenresidence.com

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.