Siperfaqja totale e pronës: 320 m2
Siperfaqja totale e ndërtesës: 206 m2
Katet: 2
Siperfaqja totale e pronës: 320 m2
Siperfaqja totale e ndërtesës: 206 m2
Katet: 2
Kati përdhe: 94 m2
Kati i parë: 102 m2
Tarracë: 10 m2
Dhomat: 4
Tualetet: 3
Kuzhinë: 1
Dhomë ndenje: 1
Vende parkimi: 2
Ambiente shtesë: 1.Oxhak/ 2.Depo/ 3.Lavanderi/ 4.Garderobë
Kjo shtëpi është projektuar enkas për ata që i largohen kaosit të qytetit për të bërë një kapërcim kolosal në cilësinë e jetës. Stilin gjerman do ta përjetoni sapo të parkoni makinën në hyrje të shtëpisë. Aty ju pret një fasadë e dizenjuar me elegancën e minimalizmit europian. Druri, xhami, alumini kombinohen me grafiaton dhe çimenton e punuar për impakt të këndshëm estetik.
Hapësirat e brendshme janë të ndara në dy kate, ku dritaret e mëdha lejojnë të depërtojë drita karakterstike e zonës së Prezës. Në organizmin e hapësirave bie në sy trajtimi “open space” (hapësirë e hapur) i ambienteve të ndenjes dhe nga ana tjetër ngrohtësia e dhomave të gjumit që kanë të gjithë privatësinë e nevojshme. Kopshti privat mbrapa shtëpisë shumë shpejt do të kthehet në zonën tuaj të preferuar, falë verandës, zonës për barbeque dhe mureve me kopshte të varura.